KUIZI I PREMIERLIGES

Q.1
1992-93. Cili klub përfundoi i treti në sezonin inaugurues të Premierligës me diferencën më negative të golave?

Q.2
1993-94. Çka kishin bërë Kevin Campbell, Andy Cole, Tony Cottee, Matt Le Tissier e Ian Wright në sezonin 1993-94?

Q.3
1994-95. Manchester United nuk e fitoi ligën, por rekordi i ndeshjeve në shtëpi për të ishte impresionues. Sa gola i pësuan “Djajtë e Kuq” në 21 ndeshje të zhvilluara në “Old Trafford”?

Q.4
1995-96. Cili kryetar i klubit tha: “Nëse Bergkamp mendon se mund ta ndezë botën, ai mund ta harrojë këtë. Kur të arrijnë mjegulla, akulli dhe i ftohti, ai nuk dëshiron t’ia dijë?”

Q.5
1996-97. Sa pikë ia kishin marrë Middlesbrough pasi nuk ishte në gjendje ta përfundonte një ndeshje kundër Blackburn në muajin dhjetor?

Q.6
1997-98. Gareth Barry e bëri debutimin e tij në ligë në maj 1998, duke hyrë në lojë si zëvendësues për Aston Villën. Ai bëri më shumë se çdo lojtar tjetër paraqitje në Premierligë – 653. Por, sa gola i kishte shënuar ai në këtë periudhë?

Q.7
1998-99. David Ginola ishte votuar si PFA Futbollisti i Vitit në atë sezon. Ku kishte përfunduar në tabelë Tottenhami në atë sezon?

Q.8
1999-2000. Kujt i ishte referuar Harry Redknapp kur kishte thënë: “Ai i bën gjërat me topin që të bëjnë të habitesh, të mbetesh gojëhapur. Lojtarët tjerë do të paguanin që ta shohin atë duke ushtruar”?

Q.9
2000-01. Cilët prej këtyre klubeve nuk kanë rënë ende nga liga?

Q.10
2001-02. Çka bëri Arsenali në sezonin 2001-02 që nuk ishte bërë më parë në Premierligë?

Q.11
2002-03. Sa ndeshje radhazi i humbi Sunderlandi në fund të sezonit?

Q.12
2003-04. Dy klube e shmangën humbjen nga Arsenali në sezonin e të pamposhturve. Manchester United dhe...

Q.13
2004-05. West Bromwich Albion mbijetoi në ligë në xhiron e fundit. Sa pikë i kishte ky ekip?

Q.14
2005-06. Kundër cilit klub, Alan Shearer e shënoi golin e tij të fundit në Premierligë në prill 2006?

Q.15
2006-07. Sa ditë i zgjati eksperienca Les Reed si trajner i Charltonit kur u emërua në këtë pozitë më 13 nëntor?

Q.16
2007-08. Në këtë sezon u shënua numri më i lartë i golave në një ndeshje në Premierligë. Sa gola janë shënuar gjithsej?

Q.17
2008-09. Richard Dunne e mori kartonin e tetë të kuq në karrierën e tij në Premierligë në janar 2009. Cilët janë dy lojtarët tjerë, të cilët po ashtu janë ndëshkuar tetë herë, të cilët e ndajnë rekordin për më së shumti ndëshkime me të kuq në histori të Premierligës?

Q.18
2009-10. Për cilin ekip ishte duke luajtur Jimmy Bullard kur i detyroi krejt bashkëlojtarët të uleshin në tokë për ta festuar golin ndaj Manchester Cityt?

Q.19
2010-11. Kujt i ishte referuar Roberto Mancini kur thoshte: “Ne u mposhtëm nga një moment gjeniu të pastër”?

Q.20
2011-12. Manchester City e mundi Manchester Unitedin falë diferencës së golave për ta fituar titullin e kampionit në Premierligë, të parin në histori. Sa pikë i kishin të dy klubet?

Q.21
2012-13. Çka kishte të pazakontë në ndeshjen e fundit të Sir Alex Fergusonit në krye të Manchester United në maj të vitit 2013?

Q.22
2013-14. Liverpooli shënoi rekord golash në udhëtim këtë sezon. Sa gola i realizuan “Reds” në 19 ndeshjet e tyre si mysafirë?

Q.23
2014-15. Sadio Mané e shënoi “hat-trickun” më të shpejtë në histori të Premierligës. Sa minuta iu deshën atij që t’i shënojë tre gola për Southamptonin kundër Aston Villës?

Q.24
2015-16. Jamie Vardy e regjistroi një rekord të ri duke shënuar gola në disa ndeshje radhazi. Në sa takime rresht shënoi sulmuesi anglez?

Q.25
2016-17. Kush tha në konferencën e parë për shtyp pasi e mori pozitën e trajnerit: “Le t’i ndalim humbjet”?

Q.26
2017-18. Manchester City e fitoi ligën me një diferencë rekorde. Cila ishte diferenca e pikëve në mes të kampionit dhe nënkampionit?

Q.27
2018-19. Ky sezon e solli diferencën më të madhe në mes të kampionit dhe ekipit të fundit në tabelë. Sa pikë i ndanin këto klube?

Q.28
2019-20. Liverpooli e regjistroi një rekord të ri duke i fituar 24 ndeshje radhazi në shtëpi. Cili ekip e ndali këtë seri duke barazuar 1:1 në “Anfield Road” në muajin korrik?

Q.29
2020-21. Fulhami e regjistroi një rekord negativ këtë sezon për numrin më të vogël të golave të shënuar në shtëpi. Ata i zhvilluan 19 ndeshje si vendës, sa gola i realizuan?

Q.30
2021-22. Leeds United e regjistroi një rekord të ri në Premierligë këtë sezon. Cili ishte ai?